Lajme
Presidenti kroat propozon anëtarësimin e Kosovës në NATO
Demokracia
15:20 | 24 Mars 2022

Share:

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, në samitin e së enjtes të NATO-s që u mbajt në Bruksel, ka propozuar që Kosova të integrohet në këtë aleancë dhe të bëhet më në fund shtet i plotë.

Milanoviq këtë e ka thënë në deklaratat e tij pas samitit, raporton “Index.hr”.

“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, tha Milanoviq, përcjell Demokracia.com.

Milanoviq ka thënë se në samit është përmendur rajoni dhe rreziqet e mundshme nga destabilizimi si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Por, ai ka shtuar se nuk është përmendur në këtë mes edhe Serbia e Kosova.

“Regjioni është përmendur, Bosnja-Hercegovina si shtet që pretendohet se është i rrezikuar, Moldavia, Gjeorgjia, por Serbia e Kosova nuk u përmendën”, tha Milanoviq. /Demokracia.com/

Të ngjashme