Lajme
Presidenti izraelit thotë se Hamasi dëshiron të “nxisë urrejtje”
Demokracia
23:24 | 01 Nëntor 2023

Share:

Presidenti izraelit, Isaac Herzog u bëri thirrje izraelitëve të qëndrojnë të bashkuar pasi Hamasi synon të “nxisë urrejtjen”.

“Armiku kërkon të nxisë urrejtje brenda nesh, midis qytetarëve hebrenj dhe qytetarëve arabë. Përpjekjet e tilla duhet të luftohen pa kompromis dhe pa mëdyshje. Ne duhet të çrrënjosim çdo mishërim të armiqësisë, racizmit dhe dhunës ndaj grupeve të ndryshme brenda nesh”, tha Herzog gjatë një fjalimi të mërkurën mbrëma.

Herzog nënvizoi rolin e rëndësishëm që luajnë qytetarët arabë në Izrael.

“Mos harroni se këtu ka dhjetëra qytetarë arabë që kanë paguar me jetën e tyre në masakrën e tmerrshme dhe si pjesë e forcave të sigurisë dhe IDF-së. Mos harroni përgjegjësinë e ndërsjellë siç shfaqet nga shumica dërrmuese e shoqërisë arabe në Izrael”, tha Herzog, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Herzog paralajmëroi gjithashtu kundër asaj që ai e quajti një “fushatë psikologjike” që po zhvillohet kundër Izraelit.

“Ata duan të na trembin me video, thashetheme dhe gënjeshtra. Ata përpiqen të na minojnë psikologjikisht, të lëndojnë shpirtin tonë personal dhe kombëtar. Ne nuk do t’i lëmë ata të kenë sukses”.

Presidenti shtoi se kthimi i pengjeve mbetet “një pjesë integrale e suksesit të kësaj fushate natyrisht krahas fitores në këtë luftë vendimtare kundër armikut dhe rivendosjes së sigurisë për të gjithë qytetarët izraelitë”.

Të ngjashme