Lajme
Presidenti italian uron Kosovën për 13-vjetorin e Pavarësisë
Demokracia
12:12 | 16 Shkurt 2021

Share:

Presidenti italian Sergio Mattarella, i ka shkruar letër urimi u.d. Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmanin për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Mattarella e konsideron si një hap të rëndësishëm integrimin e Kosovës në institucionet europiane, shkruan Demokracia.com.

“Qëndrueshmëria e marrëdhënieve mes vendeve tona dëshmohet nga intensiteti i lartë i dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh, i cili ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit të fundit edhe në kontekstin e sfidave të përbashkëta të paraqitura nga pandemia”, thuhet në letrën e dërguar Osmanit.

Letra e plotë:

Me rastin e festës kombëtare ju përcjell Juve dhe popullit mik kosovar urimet më të mira nga Republika italiane.

Qëndrueshmëria e marrëdhënieve mes vendeve tona dëshmohet nga intensiteti i lartë i dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh, i cili ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit të fundit edhe në kontekstin e sfidave të përbashkëta të paraqitura nga pandemia.

Italia qëndron përkrah Kosovës në rrugën e reformave dhe konsolidimit institucional. Integrimin e Prishtinës në institucionet europiane e konsiderojmë si një hap me rëndësi primare në kompletimin e ndërtimit të shtëpisë së përbashkët europiane dhe me të njëjtën bindje vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga Bashkimi Europian.

Duke rikonfirmuar angazhimin e vendosur italian në drejtim të stabilitetit rajonal përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, edhe njëherë ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për mirëqenie dhe prosperitet për Republikën e Kosovës.

Sergio Mattarella/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/ItalyinKosovo/posts/298152868407676

Të ngjashme