Sport
Presidenti Ilir Meta priti SHGSK-në
Demokracia
18:25 | 20 Mars 2021

Share:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim të veçantë drejtuesit e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK).

Presidenti Meta, një ish-peshëngritës dhe komentator i sportit, ka folur për kontributin dhe veprat e gazetarëve sportivë në Kosovë e Shqipëri, që kanë lënë gjurmë në arritjet e sportit.

I pari i shtetit shqiptar ka shfrytëzuar praninë e drejtuesve të SHGSK-së, për të treguar lidhjen e tij me sportin, por edhe me Kosovën.

z. Meta ka dekoruar shumë personalitete kosovare të sportit, mes tyre edhe ish-Presidentin Mexhit Devaja dhe mjeshtrin e karatesë Enver Cakiqi. Presidenti i SHGSK-së Edmond Thaçi ka folur për gjendjen e gazetarisë sportive në Kosovë dhe kontributin e madh që komuniteti i gazetarëve sportivë e ka dhënë në zhvillimet e sportit kosovar.

z. Thaçi i ka dhuruar një plaket të artë presidentit shqiptar Ilir Meta, në shenjë nderimi për kontributin e madh në afirmimin dhe ndihmën dhënë sportit kosovar.

Presidenti Meta shprehu gatishmërinë që takimin e radhës ta realizojë edhe në Kosovë, i gatshëm që të kontribuoje drejtpërdrejt në gazetarinë dhe sportin kosovar.

Në delegacionin që u prit nga presidenti Meta, ishin:

– Edmond Thaçi, president i SHGSK-së

– Jon Ajeti, zv. President

– Artan Muhaxhiri, Sekretar i Përgjithshëm

– Ejup Llumnica, anëtar dhe

– Milaim Krasniqi, ish-kryetar i SHGSK-së.

Pritja nga Presidenti Meta, është niveli më i lartë i respektit të dëshmuar për komunitetin e gazetarëve sportivë, nga institucionet në Kosovë e Shqipëri. /Demokracia.com

Të ngjashme