Lajme
Presidenti i Shqipërisë e bën një gabim si të Donika Gërvallës: Në vend të flamurit të Kosovës, poston atë të BE-së
Demokracia
22:38 | 27 Gusht 2022

Share:

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë një reagim në Facebook, lidhur me marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente.

Begaj, është detyruar që ta përmirësojë postimin e tij, pasi që fillimisht e ngatërroi flamurin e Kosovës.

Në vend të flamurit të Kosovës, ai ka postuar flamurin e Bashkimit Evropian. Gabime të tilla, jemi mësuar të shohim edhe te ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz.

Ndërkaq, ai e ka mirëpritur marrëveshjen mes dy vendeve, duke thënë se kjo është në interes të të gjithë qytetarëve.

“Vlerësim për dialogun që sjell rezultate dhe mirënjohje për mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së’, ka shkruar ai.

Të ngjashme