Sport
Presidenti i Llapit takon futbollistët në drekë, pak orë para ndeshjes finale me Prishtinën
Demokracia
18:00 | 17 Gusht 2021

Share:

Presidenti i Llapit, Beqir Batatina ka takuar futbollistët e skuadrës pak orë para ndeshjes me Prishtinën.

Llapi do të përballet me Prishtinën në kuadër të finales së Superkupës së Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Batatina u ka shkuar në takim futbollistëve në kohën kur këta të fundit po hanin drekë.

Numri një i klubit llapjan madje ka shkruar se ata janë gati për këtë ballafaqim.

“Ne jemi gati. Përpara Llapi”, ka shkruar shkurtimisht Batatina në Facebook.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Ndryshe, kjo sfidë do të vëzhgohet për herë të parë në një ndeshje zyrtare nga sistemi VAR që do të inaugurohet sonte. /Demokracia.com

Të ngjashme