Sport
Presidenti i KOK-ut përgëzon mundjen për suksesin e arritur në Greqi
Demokracia
11:17 | 05 Nëntor 2021

Share:

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka pritur delegacionin e mundjes, pas suksesit të arritur në Kampionatin Ballkanik dhe Mesdhetar për të Rinj, të mbajtur në Xanthi të Greqisë.

Mundësit tanë fituan katër medalje të bronzta. Në Ballkanikun U-15, me medaljen e bronztë u stolisën Jon Ramadani dhe Adriatik Berisha, ndërsa në Mesdhetar, grupmosha junior, të bronztën e fituan Egzon Xhoni dhe Auron Syla.

Presidenti Krasniqi ka përgëzuar mundësit për medaljet e fituara, duke iu uruar fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, duke falënderuar presidentin Krasniqi për pritjen, theksoi se mundësit tanë i pret e ardhme e ndritur. /Demokracia.com

Të ngjashme