Sport
Presidenti i KF Malishevës uron klubin për debutim në Superligë, por ia “huq” keq me drejtshkrimin
Demokracia
14:43 | 22 Gusht 2021

Share:

Klubi i Futbollit Malisheva sot debuton për herë të parë në elitën e futbollit kosovar.

Malisheva ndeshjen e parë debutuese e luan në shtëpi kundër kampiones në fuqi, Prishtinës, shkruan Demokracia.com.

Para ndeshjes debutuese me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, presidenti i klubit, Afrim Bytyqi ka falënderuar njerëzit që kanë punuar në këtë projekt.

Por, ajo çfarë bien në sy janë gabimet e shumta drejtshkrimore në shkrimin e tij.

Postimi i plotë i Bytyqit (pa ndërhyrje):

“mir mrnxhesi dashamirt e mi kur e béra themelimin e klubit ne vitin 2016 mempas tha dikush qe klubi yt kamelu pas kater vite ne super lig un kisha than mos bun hajgare memu se nuk asht e munshme por miqt e dashur mos harroni se neket bot xhith shka koka e mujshme kurr mos thoni se kja pun nuk bahet krejt qellimet koken te mujshme shok e dashamir un nuk dua mezxhat shum vetum dua ti falenderoj disa miq qe nakan perkra deri ne ket dit kur fc malisheva luan jojen e par me kampionin e kosoves fc prishtina un deshta ti njoftoj nga zemra nga fillimi deri nbarim mesepari fillojm me kryetarin ragip begaj blerta krasniqi kastriot kafexholli kastriot telaku presidenti i dyt njazi bytyqi tash mé presideniti aktual habib javiqi me djalin driton morina kur se juve texhithve nese ekum harru najnju mos mashihni per tmadhe ju lutem se sot kam shum emucione se malisheva jon lun per her tepar ne histori ne garat e super liges ju falenderoj nga zemra texhithve per kuntributin qe keni dhan deri sod ju uroj ngazemra nji kampionat te mir nji qyten nji vllaznim nji bashkim nji klub me rrespekt te madh nga presidenti historik afrim bytyqi”. /Demokracia.com

Të ngjashme