Lajme
Presidenti i këtij shteti zgjidhet “Njeriu i vitit” nga revista Time
Demokracia
13:20 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro shpallet si ‘Njeriu i Vitit’ nga revista ‘Time’.

Sipas kësaj reviste, Bolsonaro tejkaloi edhe ish-presidentin e SHBA-së Donald Trump, punonjësit e vijës së parë shëndetësore, opozitarin Alexei Navalny dhe krijuesit e vaksinave.

Bolsonaro mori 24% të votave të nëntë milionë lexuesve, duke u cilësuar kështu personi më me ndikim (për mirë apo për keq) në 2021.

Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Brazilit urdhëroi një hetim mbi pretendimet e Bolsonaro për një lidhje midis vaksinës COVID-19 dhe rrezikut të zhvillimit të SIDA-s. Presidenti brazilian, i cili do të kandidojë sërish në vitin 2022, është kritikuar gjithashtu për menaxhimin e pandemisë dhe problemet me furnizimin me vaksina.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u rëndit i dyti me 9% të votave, ndërsa 6.3% e lexuesve votuan punonjësit e shëndetësisë duke u renditur në vendin e tretë. Në vendin e katërt, me 6% të votave  u rëndit Alexei Navalny.

Shkencëtarët që kontribuuan në  zhvillimin e vaksinave kundër koronavirusit u renditën në vendin e pestë me 5.3% të votave.

Të ngjashme