Lajme
Presidenti i Këshillit Evropian në vizitë të befasishme në Kiev
Demokracia
11:53 | 20 Prill 2022

Share:

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka arritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në një vizitë të befasishme.

Në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ku publikoi një fotografi nga një stacion i trenit, Miche shkroi: “Në Kiev sot. Në zemrën e një Evrope të lirë dhe demokratike.”

Para rreth dhjetë ditëve, vizitë të befasishme në kryeqytetin ukrainas bëri edhe kryeministri britanik, Boris Johnson.

Vizita e tij në Ukrainë u pa si shprehje e fuqishme e përkrahjes që Mbretëria e Bashkuar po ia ofron vazhdimisht vendit të sulmuar nga Rusia.

Të ngjashme