Lajme
Presidenti i Këshillit Evropian: Është mirë që Kosova t’i bashkohet nismave rajonale
Demokracia
12:23 | 15 Qershor 2022

Share:

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, Michel theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështes Kosovën.

Ai i bëri thirrje Kosovës që të bashkohet në nismat rajonale, kështu duke aluduar në Ballkanin e Hapur, raporton Demokracia.com.

“Kemi folur edhe për liberalizimin e vizave, kam dëgjuar argumentet me kujdes. E dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin një nga një në këtë çështje. Dëshiroj që Kosova të marrë pjesë në forumet regjionale, dhe të implementoj të gjitha agjendat për një treg të përbashkët regjional”, tha Michel. /Demokracia.com/

Të ngjashme