Lajme
Presidenti i KE-së ushqehet në Serbi e Bosnje| Mos më pyesni se cila është më e mirë
Demokracia
15:16 | 21 Maj 2022

Share:

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel po vazhdon vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor.

Të shtunën, Michel ka publikuar dy fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet duke ngrënë ushqim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe në tjetrën, me kryetaren e Sarajevës, Benjamina Kariq, përcjell Demokracia.com.

“Mos më pyesni se cila është më e mirë”, ka shkruar ai krahas këtyre fotografive.

Ai po ashtu postimit i ka bashkëngjitur edhe dy flamuj, atë të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Michel është parë i buzëqeshur krahas Vuçiqit, ani pse ky i fundit vazhdimisht po refuzon pavarësisht thirrjeve të BE-së, që t’i vendosë sanksione Rusisë për agresionin kundër Ukrainës.

Vlen të theksohet se Michel dje ka qëndruar edhe në Shqipëri, derisa në agjendë nuk i figuron askund vizita në Kosovë./Demokracia.com/

Të ngjashme