Sport
Presidenti i gjigantit evropian i thotë “Jo” transferimit të Ronaldos
Demokracia
22:21 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Cristiano Ronaldo është emri më i lakuar në mediat ndërkombëtare në afatin kalimtar të janarit i cili do të hapet vetëm disa ditë pas përfundimit të Kupës së Botës.

Ylli portugez është lojtar i lirë pas largimit nga Manchester United, për shkak të deklaratave të tij duke akuzuar klubin për tradhti.

Pas Bayern Munichut, një tjetër klub i madh evropian ka refuzuar transferimin e 36-vjeçarit.

Është Paris Saint-Germain, presidenti i të cilës është pyetur rreth transferimit të mundshëm të Ronaldos.

“Të nënshkruash me Ronaldon? Tre lojtarët që kemi Messi, Neymar dhe Mbappe, është shumë e vështirë të mendosh për Ronaldon”, ka thënë Nasser Al Khelaifi për Sky Sports, transmeton Demokracia.com.


“I uroj atij gjithë të mirat. Ai është fantastik dhe është ende një lojtar i mrekullueshëm”, shtoi ai.

Raportohet se Ronaldo ka marrë një ofertë “stratosferike” nga Al Nassr, klub që bën gara në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo aktualisht po merr pjesë në Kupën e Botës me Portugalinë, kombëtare kjo që ka arritur në çerekfinale dhe do të përballet me Marokun./Demokracia.com/

Të ngjashme