Lajme
Presidenti i Finlandës: Jam konfuz rreth deklaratave të Erdogan për anëtarësimin në NATO
Demokracia
14:42 | 15 Maj 2022

Share:

Presidenti finlandez ka deklaruar ditën e sotme se është konfuz në lidhje me komentet e bëra nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Ky i fundit ka deklaruar më herët se nuk e sheh si mundësi pozitive që Finlanda dhe Suedia t’i bashkohen NATO-s.

“Të jem i sinqertë, jam pak i hutuar, sepse pata një bisedë telefonike me Presidentin Erdogan rreth një muaj më parë. Dhe në fakt, ai e nisi përpara se unë të kisha mundësinë ta bëja…që ju po aplikoni për anëtarësim në NATO dhe ne do ta vlerësojmë të favorshme,” tha Sauli Niinisto gjatë një konference për shtyp të dielën në Helsinki, shkruan CNN.

“E falënderova dhe ai ishte shumë i kënaqur që pranoi falënderimet e mia. Kështu që duhet të kuptoni që unë jam pak konfuz. Ajo që dëgjuam dy ditë më parë ishte ndryshe nga dje, ne përsëri dëgjuam se Turqia është e hapur për anëtarësimin tonë, por, u kthye në anën le të themi negative.”

“Unë mendoj se ajo që na duhet tani është një përgjigje shumë e qartë. Jam i përgatitur të kem një bisedë të radhës me Presidentin Erdogan për problemet që ai ka ngritur.”

Erdogan tha të premten se nuk po e shikon “pozitivisht” anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke akuzuar të dy qarqet për strehimin e “organizatave terroriste” kurde.

Kujtojmë se Erdogan tha të premten se nuk po e shikon “pozitivisht” anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke akuzuar të dy qarqet për strehimin e “organizatave terroriste” kurde.

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024