Sport
Presidenti i FIFA-s thotë se muaji nëntor është i duhuri për zhvillimin e Kupës së Botës
Demokracia
16:04 | 31 Mars 2022

Share:

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se muaji nëntor është perfekt për zhvillimin e Kampionatit Botëror në futboll.

Këtë deklaratë, i pari i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë e dha në Kongresin e 72-të të FIFA-së, përcjell Demokracia.com.

“Do të jetë fantastike për tifozët dhe për lojtarët në nivelin logjistik, sepse nuk do të ketë praktikisht asnjë zhvendosje. Dhe më pas, do të luhet në momentin më të mirë të vitit sepse lojtarët do të jenë në pikun e performancave të tyre, nuk do të arrijnë të lodhur pas një sezoni të gjatë dhe dërrmues”, tha Infantino.

Tutje, kreu i FIFA-s theksoi se Botërori i Katarit mund të jetë më i miri në histori.

“Mendoj se teknikisht mund të jetë Botërori më i mirë në histori”, deklaroi presidenti i FIFA-s./Demokracia.com/

Të ngjashme