Sport
Presidenti i FIFA-s jep lajmin e madh për tifozët
Demokracia
21:06 | 01 Shkurt 2021

Share:

Më në fund futbolli ka marrë një lajm të mirë. Numri një i futbollit, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është shprehur shumë optimist sa i përket çështjes së Botërorit 2022 e cila do të zhvillohet në Katar, duke thënë se ai do të luhet me tifozë.

Kreu i qeverisë së futbollit ka deklaruar përmes një konference të Organizatës Botërore të Shëndetit, se stadiumet do të jenë plot dhe se koronavirusi do të jetë zhdukur deri kur kompeticioni më madhor në glob të do të zhvillohet.

“Vitin e ardhshëm, në Kupën e Botës në Katar, do të kemi stadiumet e mbushur. COVID-19 do të jetë mundur deri në atë datë”, ka thënë Infantino. /Demokracia.com

Të ngjashme