Sport
Presidenti i FFK-së për fundvit uron ish-futbollistët legjendarë të Prishtinës
Demokracia
12:25 | 22 Dhjetor 2021

Share:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është përkujdesur që për festat e fundvitit t’i dërgojë nga një kartolinë të gjithë atyre që kanë kontribuuar për futbollin e Kosovës.

E ndër ata që pranuan kartolina janë edhe ish-futbollistët e gjeneratës së artë të Prishtinës, si Fadil Muriqi, Xhevdet Muriqi, Skënder Shëngyli, Agim Cana, Edmond Rugova, Ramadan Cimili, Jusuf Tortoshi etj.

10-shja legjendare e Prishtinës, Fadil Muriqi nga Australia e largët nëpërmjet një mesazhi e ka falënderuar numrin një të FFK-së: “Përshëndetje e veçantë për kryetarin Ademi, që kurrë nuk e harrojë gjeneratën tonë”, ka shkruar Muriqi. /Demokracia.com

Të ngjashme