Sport
Presidenti i FFK-së merr dhuratë të veçantë nga i pari i UEFA-s
Demokracia
21:57 | 21 Tetor 2021

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pranuar një dhuratë shumë të veçantë nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, me rastin e ditëlindjes.

“Ndjehem shumë i lumtur me kujdesin e miqve të mi, sidomos në ditë të veçanta siç është ditëlindja ime.

E vlerësoj shumë urimin nga Presidenti i UEFA-s njëherësh miku im, Aleksander Ceferin, i cili përmes kësaj dhurate të veçantë e ka kujtuar se në të njëjtin vit të lindjes sime është zhvilluar edhe finalja e Kupës së Evropës, Barcelona – Benfica”, është shprehur Agim Ademi në llogaritë e tij sociale, e ku e ka ekspozuar edhe dhuratën e marrë nga numri 1 i UEFA-s. /Demokracia.com

 

 

 

Të ngjashme