Sport
Presidenti i FFK-së Agim Ademi takohet me zëvendëspresidentin e ri të DFB-së
Demokracia
14:35 | 27 Shkurt 2021

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili po qëndron për vizitë pune në Gjermani, është takuar sot me zëvendëspresidentin e ri të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), Hermann Winkler.

Gjatë takimit është biseduar për futbollin kosovar dhe ndihmës që mund ti jap Gjermania.

Me këtë rast palët u dakorduan që në qershor të fillohet me projektet e përbashkëta, e ku gjithçka do të nisë me shkuarjen e një pjese të stafit të FFK-së në DFB për t’u trajnuar në çështjet juridike-administrative.

Njoftimi i Plotë i FFK-së:

Presidenti Agim Ademi, i cili po qëndron për vizitë pune në Gjermani, është takuar me zëvendëspresidentin e ri të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), Hermann Winkler.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe miku i FFK-së dhe ambasador nderi i Kosovës, Rainer Milkoreit si dhe përfaqësuesit e Kosovës në Gjermani, vëllezërit Shoshi. Fillimisht presidenti Ademi e uroi z. Winkler për postin e ri në DFB dhe i dëshiroj suksese, teksa u bisedua për Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet dy federatave.

Me këtë rast palët u dakorduan që në qershor të fillohet me projektet e përbashkëta, e ku gjithçka do të nisë me shkuarjen e një pjese të stafit të FFK-së në DFB për t’u trajnuar në çështjet juridike-administrative. Këtë çështje presidenti Ademi e vlerësoi si urgjencë të FFK-së, në mënyrë që unifikohen dokumentet me DFB-në dhe FFK të jetë sa më e përpiktë në këtë segment.

Ndërkaq, nënkryetari i DFB-së, Ëinkler u shpreh se FFK-ja dhe Kosova do ta kenë përkrahjen e përhershme të DFB-së dhe Gjermanisë, derisa kërkoi nga presidenti Ademi që ta vazhdojë rrugën e drejtë dhe reformat e nevojshme në FFK. Ndërkaq, z. Milkoreit u zotua se do t’i mbikëqyrë të gjitha projektet e DFB-së me Kosovën, të cilat tani do t’i vazhdojë z. Winkler. Po ashtu, ata paralajmëruan se shumë shpejt do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë. /Demokracia.com

Të ngjashme