Sport
Presidenti i Dritës rrëfen situatën e tifozit që ra pa ndjenja në tribuna gjatë derbit me Ballkanin
Demokracia
19:00 | 28 Prill 2022

Share:

Derbi i zhvilluar sot mes Ballkanit dhe Dritës u ndërpre për disa minuta gjatë pjesës së dytë.

U raportua se një tifoz ka pasur probleme shëndetësore në tribuna dhe ka humbur vetëdijen. Ekipet mjekësore të dy skuadrave kanë intervenuar për t’i dhënë ndihmën mjekësore tifozit, i cili i shpëtoi më të keqes, shkruan Demokracia.com.

Presidenti i Dritës, Valon Murseli ka thënë se ishte prezent në tribuna kur tifozi u alivanos dhe falënderoi stafet mjekësore të dy skuadrave që intervenuan.

FOTO | Kanal10

“Sot isha i pranishëm në Stadiumin e Qytetit në Suharekë për të parë nga afër ndeshjen e javës së 31-të, FC Ballkani – FC Drita. Në stadium pranë meje një qytetar pësoi atak kardiak dhe fal intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor të të dyja klubeve, FC Drita dhe FC Ballkani ai i shpëtoi më të keqës. Bravo e madhe stafit mjekësor për intervenimin e menjëhershëm dhe profesional, falë të cilit u shpëtua një jetë”.

“Lus Zotin që ai të jetë mirë me shëndet dhe të kthehet te familja. Futbolli është familje e madhe”, ka shkruar Murseli në Facebook.

Në fund, Ballkani triumfoi 3:2 kundër Dritës duke iu afruar në vetëm një pikë titullit të parë në histori të klubit./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025