Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është infektuar me koronavirus, njofton klubi katalunas.
Laporta në fakt kreu dy testime brenda ditës së martë (sot), shkruan Demokracia.com.
Fillimisht në mëngjes Laporta rezultoi negativ një test antigjen, mirëpo në testimin e dytë, pasdite, ai rezultoi si i infektuar me koronavirus.
Kjo është arsyeja pse ai nuk do të udhëtojë me ekipin në Linares, këtë të mërkurë, ose në Granada, të shtunën e ardhshme dhe do të kufizohet siç tregohet nga autoritetet shëndetësore.
Sipas raportit të klubit, ai është mirë me gjendjen e tij shëndetësore.
Barcelona është njëra nga skuadrat spanjolle dhe evropiane që është prekur nga vala e COVID-19 me disa lojtarë të infektuar, përfshirë edhe transferimin e ri, Ferran Torres i cili doli pozitiv të hënën. /Demokracia.com/