Sport
Presidenti i Barcelonës  i bënë premtimin e madh Xavit
Demokracia
13:44 | 26 Mars 2022

Share:

“Dembele është një djalë i mrekullueshëm, kurrë nuk na ka shkaktuar probleme, ndoshta po shohim versionin e tij më të mirë, që kur ka mbërritur te Barcelona”, kështu ka thënë presidenti i Barcelonës Joan Laporta duke shtuar.

“Në të kaluarën nuk është trajtuar mirë, por Xavi e ka tjetërsuar. Ne i kemi bërë një ofertë rinovimi, që ka skaduar më 20 dhjetor. Tani po vendosim nivelet e reja të pagave që do të duhet të pranohen nga ata që do të qëndrojnë sezonin e ardhshëm, për të mbajtur llogaritë e klubit në balancë”, u shpreh  Laporta,  në “Mundo Deportivo” për çështjen që lidhet me anësorin francez, kontrata e të cilit skadon në verë.

“Në fund të sezonit do të flasim me të dhe agjentin e tij, por mua nuk më pëlqen të spekuloj për qëndrimin e tij. Jemi njerëz që na pëlqen të flasim, Dembélé është i lumtur këtu, ai shkon shumë mirë me Aubameyang dhe Umtiti, ka krijuar një atmosferë të mirë”, – shtoi presidenti i klubit katalanas.

Disa fjalë edhe për trajnerin e ri, Xavi, që po bën shumë mirë: “Unë mendoj se Xavi mund të qëndrojë këtu për aq kohë sa të dojë. Ai e njeh dhe e do Barcelonën, si ish futbollist i këtij klubi dëshiron të ndihmojë në ndërtimin e diçkaje të rëndësishme.

Dua të sigurohem se ndihet gjithmonë i qetë, gjithashtu do ta njoh punën e tij në terma kontraktualë. Nuk jam aspak i shqetësuar për të gjetur një marrëveshje me të. Nuk më vjen keq që s’e kam telefonuar në fillim të sezonit, por jam penduar që kam marrë vendimin e gabuar”. /Demokracia.com

 

Të ngjashme