Sport
Presidenti i Ballkanit ka dy fjalë për Ermal Krasniqin, pas transferimit te Cluj
Demokracia
16:18 | 10 Janar 2023

Share:

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi ka reaguar me pak fjalë për transferimin e Ermal Krasniqit te CFR Cluj, shkruan Demokracia.com.

Ermal Krasniqi u zyrtarizua sot te klubi i tij më i ri, Cluj, në Rumani me një kontratë katër vjeçare.

Kabashi nëpërmjet një postimi në Facebook e ka falënderuar Krasniqin.

“Faleminderit grande” – ka shkruar shkurtimisht i pari i klubit suharekas.

Ermal Krasniqi te Cluji do ta bartë në fanellë numrin 7.

24-vjeçari më parë karrierë në Kosovë ka bërë edhe tek Llapi, Ferizaj, Feronikeli e Malisheva.

Krasniqi raportohet se e arriti transferimin te klubi rumun për shumën e 300 mijë eurove, derisa klubi suharekas do ta mbajë edhe një përqindje të kartonit të tij./Demokracia.com/

Të ngjashme