Lajme
Presidenti i Argjentinës merr dozën e vaksinës ruse anti-COVID
Demokracia
07:18 | 22 Janar 2021

Share:

Presidenti argjentinas, Alberto Fernandez ka marrë dozën e parë të vaksinës Sputnik anti-Covid përgjatë ditë së djeshme.

Ky veprim është ndërmarrë një ditë pasi Argjentina aprovoi përdorimin e vaksinës ruse për të moshuarit mbi moshën 60 vjeç.

Në një postim Fernandez, 61 vjeç shprehu mirënjohjen e tij për qendrën kërkimore ruse që zhvilloi vaksinën.

“Unë falënderoj Institutin Gamaleya për punën e tij shkencore, ata që punuan për të sjellë punët e tyre te ne dhe të gjithë personelin shëndetësor të vendit tonë për angazhimin e tyre të madh,” shkroi ai, raporton Ora News, përcjell Demokracia.com

Miratimi për shpërndarjen e Sputnik V nga Administrata Kombëtare e Argjentinës e Ilaçeve, Ushqimit dhe Teknologjisë Mjekësore (ANMAT) dhe gatishmëria e Fernandez për të marrë vaksina, është një gjë pozitive për Moskën pasi ajo kërkon të kapë një pjesë të konsiderueshme të tregut të vaksinave anticovid.

Argjentina ka regjistruar më shumë se 1.8 milion raste me COVID-19 dhe mbi 45,000 humbje jete që prej nisjes së pandemisë.

Të ngjashme