Lajme
Presidenti Begaj: Autoritetet e Kosovës shmangën një provokim të rëndë
Demokracia
13:53 | 01 Gusht 2022

Share:

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka komentuar situatën në veri të Kosovës duke thënë se në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë shmangën një provokim të rëndë për stabilitetin e vendit.

Begaj gjatë takimit me kryeministrin Pedro Sanchez tha se qeveria spanjolle duhet t’i gjejë modalitetet e duhura politike e diplomatike për ta lehtësuar e mundësuar praninë e Kosovës në organizatat e ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare.

“Kosova tashmë është një realitet i pakthyeshëm politik, kontribuues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe i konfirmuar jo vetëm nga mbi gjysma e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur atë, por edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, 11 vjet më parë”, u Begaj.

Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar se që nga 1 gushti, do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

Mirëpo një ditë para se ky vendim të hynte në fuqi, serbët lokalë në veri të vendit filluan kundërshtimet e tyre duke vendosur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë – Jarinje dhe Bërnjak.

Të ngjashme