Lajme
Presidenti austriak uron 17 Shkurtin: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën
Demokracia
17:48 | 16 Shkurt 2022

Share:

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, i ka dërguar telegram urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, politike, ekonomike, shkencore dhe shkëmbime kulturore. Pavarësisht pandemisë, vizita juaj, zonja presidente, dhe disa vizita në nivel qeveritar e kanë thelluar më tej këtë bashkëpunim përgjatë vitit 2021”, thuhet në telegramin e presidentit Van der Bellen.

Presidenti austriak në telegram ka theksuar se mirëpret dhe mbështet miqësinë dhe partneritetin e rëndësishëm ndërmjet dy vendeve.

Të ngjashme