Lajme
Presidenti austriak në Tiranë: Të rrisim bashkëpunimin, mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Demokracia
13:15 | 27 Mars 2023

Share:

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen u takua sot në Tiranë me homologun e tij shqiptar Bajram Begaj.

Në deklaratën e tij për mediat, Presidenti i Austrisë Van der Ballen ka thënë se me Presidentin Bajram Begaj kanë diskutuar për të rritur më shumë bashkëpunimin mes vendeve teksa ka shprehur mbështetjen e Austrisë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka deklaruar se fokusi është tek çështjet themelore, shteti i së drejtës, të drejtat themelore dhe drejtësi e pavarur.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri dhe ju falënderoj shumë për këtë miqësi kaq të madhe shqiptare. Vizita ime sot është në kuadrin e një tradite të marrëdhënieve shumë të mira që bazohen që në shpalljen e pavarësisë. Diskutuam se si mund ta rrisim akoma dhe më shumë bashkëpunimin mes vendeve tona. Agjencia austriake për zhvillim është një mbështetës në zbatimin e reformës në drejtësi. Deklaratë mbi bashkëpunimin e mëtejshëm në shtetin e së drejtës.  I nderuar që shkolla austriake gëzon një reputacion shumë të mirë në Shqipëri. Austria mbështet dhe këtu Shqipërinë përsa i përket fushës së arsimit dhe vlerëson ofertën me punonjës të kualifikuar. Mbi 50 biznese austiake ndodhen në Shqipëri. Pasdite do të hapim forumin ekonomik, si zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes vendeve. Jam i lumtur që ftesës sime për të ardhur në Shqipëri i janë bashkuar biznese dhe jemi këtu për të dhënë dhe prezantuar ekspertizën e tyre në interes të përbashkët. Austria njihet si një inkurajues përsa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Fokusi është tek çështjet esenciale, shteti i së drejtës, të drejtat themelore, drejtësi e pavarur. Dëshirojmë ta inkurajojmë dhe më tej Shqipërinë për t’u afruar dhe më shumë në çështjen e anëtarësimit. Austria do të jetë një mbështetës i madh për Shqipërinë përsa i përket anëtarësimit dhe kjo do të vazhdojë kështu. Ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe në solidaritetet në krah të një Ukraine të pavarur. Ne jemi shumë të lumtur që Shqipëria do të ketë kryesinë e procesit të Berlinit këtë vit dhe do të bëjë samitin në Tetor. Esenciale është dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ju urojmë të gjithë palëve një përfundim të shpejtë për këtë proces që nuk është aspak i lehtë”, tha Van der Bellen.

Gjithashtu Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka folur gjatë konferencës për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj është shprehur se kjo vizitë është dëshmi e angazhimit serioz të Austrisë në proceset integruese të Shqipërisë që rajoni të jetë pjesë e familjes evropiane.

Presidenti Begaj ka theksuar se e ka informuar presidentin Alexander Van der Bellen për përparimin e bërë në reformën në drejtësi, si një ndër kriteret kryesore për të anëtarësim në BE.

“Kjo vizitë është një dëshmi e mëtejshme e angazhimit serioz të Austrisë në proceset integruese të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor që rajoni ynë të jetë pjesë e familjes evropiane. E informova mikun për përparimin e bërë në zbatimin e reformave në drejtësi. I konfirmova vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar me ritme të shpejta angazhimin për të përmbushur detyrimet si një vend kandidat për anëtar në BE. E sigurova që Shqipëria mbetet e angazhuar në të gjithë nivelet për rezultatet të dukshme të reformës në drejtësi. Mbetem i angazhuar për ecurinë e reformës në drejtësi që të gjitha institucionet e drejtësisë të arrijnë standardet që Shqipëria të forcojë shtetin e së drejtës. Shqipëria mbetet e dedikuar për rezultate në reformën në drejtësi. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Austria i ka dhënë vendit tonë për reformën në drejtësi. E falënderova për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës si dhe së fundmi për dialogun Kosovë-Serbi. Falënderova për ndihmën e Republikës së Austrisë, qeverisjen e mirë dhe në mbështetjen e Shqipërisë.  Vlerësova kontributin me rëndësi strategjike në sektorin e energjisë. Vlerësova praninë dhe kontributin e investitorëve strategjikë të Austrisë. Konfirmuam gatishmërinë për rendin, sigurinë për sa i përket sfidës kundër krimit kibernetik”, ka thënë Begaj.

Të ngjashme