Sport
Presidenti Agim Ademi takohet në Londër me ish-futbollistin e njohur
Demokracia
19:43 | 30 Korrik 2022

Share:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi nga dita e djeshme po qëndron në Londër me ftesë të UEFA-s ku do të marrë pjesë në Finalen e Kampionatit Evropian Euro 2022 për femra, shkruan Demokracia.com.

Gjatë qëndrimit atje Ademi përveç shumë takimeve që ka pasur, sot ka pas një vizitë paksa më të veçantë ku është takuar me ish-futbollistin e njohur kosovar Berat Hyseni.

Hyseni i cili tash e një kohë është duke jetuar dhe vepruar në Londër ka postuar një fotografi në Facebook ku ka treguar takimin me numri një të FK-së, Agim Ademi.

“Sot ishte kënaqësia ime të takohesha me kryetarin e Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi”, ka shkruar Hyseni.

Ademi njihet si një person që i viziton shpesh ish-futbollistët në shenjë falënderimi për kontributin që kanë dhënë në futbollin tonë. /Demokracia.com

Të ngjashme