Lajme
Presidenti afgan sheh ‘dritaren e mundësive’ për procesin e paqes
Demokracia
08:26 | 22 Shkurt 2021

Share:

Presidenti i Afganistanit thotë se ka një “dritare mundësie për të përshpejtuar procesin e paqes”, pas njoftimit të NATO-s se nuk ka marrë asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e trupave.

Ashraf Ghani i bëri komentet në një intervistë ekskluzive në BBC.

Aleanca ushtarake e NATO-s ka afër 10,000 trupa në vendin e shkatërruar nga lufta. Sipas një marrëveshjeje SHBA-Taliban, ata pritej të tërhiqeshin në maj, pas 20 vjetësh, transmetom Demokracia.com.

Por ka shqetësime se dhuna e Talibanëve mund të intensifikohet.

Ghani tha se njoftimi i Natos siguroi një mundësi për “të gjitha palët në konflikt për të rillogaritur dhe për të arritur në një përfundim që kemi arritur prej kohësh, se përdorimi i forcës nuk është zgjidhja”.

“Ne duhet të arrijmë një zgjidhje politike,” tha ai.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025