Sport
Presidenti Ademi në Zvicër, viziton talentet e rinj
Demokracia
19:53 | 15 Tetor 2021

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Unionin e klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër kanë organizuar kampin dy ditorë në Rapperswil-Jona, ku morën pjesë 35 futbollistë të grupmoshave 14 dhe 15 vjeç.

Qëllimi i këtij kampi ishte testimi dhe zbulimi i talenteve të rinj, të cilët mund t’i bashkohen Kombëtares së Kosovës.

Këtë kamp sot e vizitoi presidenti Agim Ademi, i cili nga afër përshëndeti dhe falënderoi kryetarin e UKSHFZ, Feti Demolli si dhe trajnerët e kombëtares U-15 Ilir Nallbanin dhe Valmir Bytyqin si dhe Isa Sadriun për punën dhe angazhimin e tyre.

Presidenti Ademi njëherësh u takua edhe me prindërit e talenteve të rinj kosovar, të cilët i falënderoi dhe i inkurajoi që të japin kontributin e tyre, duke i nxitur dhe bindur fëmijët e tyre të luajnë për Kosovën dhe u kërkoi që të mos bien pre e mashtruesve për përfitime materiale dhe të cilët njëherësh qojnë në dëmtimin e imazhit të Kosovës. /Demokracia.com

 

Të ngjashme