Lajme
Presidenca: Serbia po e kërcënon hapur Kosovën me agresion ushtarak
Demokracia
00:20 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia po e kërcënon Kosovën me agresion ushtarak.

Ai reagoi pas deklaratës së shefit Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, i cili tha se Serbia po shqyrton mundësinë e dërgimit të forcave policore dhe ushtarake në Kosovë.

Vela tha se ky paraqet kërcënim të hapur nga Serbia.

“Regjimi i Serbisë po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të saj ilegale në Kosovë, në kërcënimin e hapur për të përdorur forcat policore dhe ushtarake për të kryer agresion kundër Kosovës. Sipas parimeve të Rusisë, ky është një kërcënim flagrant për ta rrezikuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Vela në Twitter.

Sonte Policia po patrullon në veri për të ofruar siguri për qytetarët e saj.

Të ngjashme