Lajme
Presidenca reagon për pasaportën diplomatike të disenjatorit personal të Vjosa Osmanit
Demokracia
09:46 | 09 Qershor 2022

Share:

Demokracia.com ekskluzivisht ka raportuar se Valdrin Sahiti, disenjatori i njohur kosovar që kujdeset edhe për dukjen e presidentes Vjosa Osmani, është i pajisur me pasaportë diplomatike prej shtetit.

Sahiti është pajisur me pasaportë diplomatike që nga viti 2020 dhe rekomandimi për këtë ishte bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kjo ministri ishte pyetur se cili ministër e kishte rekomanduar, por nuk kishte kthyer përgjigje.

Lidhur me këtë ka reaguar sot edhe Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

Kupina ka thënë se presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike, ndonëse nuk kishte asnjë media që kishte pretenduar se Osmani jep e merr pasaporta diplomatike, por theksohej qartë që pasaporta i ishte dhënë me rekomandim të MPJD-së.

“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”, ka shkruar Kupina.

Disenjatori Valdrin Sahiti së fundmi ka pranuar se tashmë e posedon pasaportën diplomatike./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

DOKUMENT| Kreatori që stilon Vjosa Osmanin i pajisur me pasaportë diplomatike

Të ngjashme