Presidenca e Kosovës ka hapur tender për “Shërbime të shfrytëzimit të veturave me qira për delegacionet zyrtare pjesëmarrëse në Forumin për Gratë, Paqen e Sigurinë dhe për vizita zyrtare të delegacioneve të huaja në Kosovë”.
Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 9 mijë e 900 euro.
Sipas dosjes së publikuar në KRPP, Presidenca do t’i marrë me qira 10 vetura të klasit VIP, 5 vetura të klasit SUV, 15 vetura të klasit ekonomik me vozitës dhe 5 minibus me 8 ulëse e me vozitës, shkruan Demokracia.com.
Afati për dorëzimin e ofertave për kompanitë që duan ta ofrojnë këtë shërbim është deri më 15 shtator 2022. /Demokracia.com/