Lajme
Presidenca me mungesë transparence, Osmani fajëson mediat se po i injorojnë institucionet
Demokracia
23:22 | 30 Gusht 2021

Share:

Të hënën, presidentja Vjosa Osmani vizitoi Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Këtu si komandate supreme mori pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara.

Televizioni T7 arriti që të marr një prononcim për situatën e rënduar ditëve të fundit në vend nga Covid-19.

Edhe pse një gjë e tillë u bë mjaftë e vështirë nga mbrojtja e afërt e presidentes si dhe nga stafi i saj.

U desh edhe ndërhyrja e presidentes Osmani, që të lejohet parashtrimi i pyetjes.

Presidentja e Kosovës më pas u shpreh që nuk ka heshtje nga ana e saj, teksa fajin ua hodhi mediave për, siç pretendon ajo, mosdëgjim e injorim të institucioneve.

“Veç mos u shtyni s’keni nevojë. Jam deklaru dje për këtë temë, t’i referoheni asaj deklarate të djeshme. Nuk ka asnjë heshtje, përkundrazi ju vetëm duhet të dëgjoni. Por, kur ju injoroni ju duket si heshtje. Mos i injoroni institucionet, lexoni të gjitha deklaratat, përfshi ato të djeshmen”, tha ajo.

Gjatë ditës së diel u shënuan numër rekord i të vdekurve prej 36 personash, si pasojë e infektimit me Covid-19.

Të ngjashme