Lajme
Presidenca kundër Qeverisë Kurti| Ne luftuam shumë që festivali të mbahet në Prishtinë
Demokracia
22:00 | 14 Qershor 2022

Share:

Donjeta Miftari, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, ka konfirmuar pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” në Kosovë.

Miftari përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter, ka thënë se Dua Lipa është ambasadorja e Kosovës në botë dhe se duhet të gjendet një zgjidhje që festivali të mbahet në Prishtinë, përcjell Demokracia.com.

“Dua Lipa është ambasadorja e Kosovës nëpër botë. Festivali Sunny Hill e vendosë Kosovën në hartë dhe është një mundësi e jashtëzakonshme që ta promovojmë vendin tonë. Zyra jonë ka luftuar që ta mbajë në Prishtinë – rinia jonë pret dhe meriton më mirë. Një zgjidhje duhet të gjendet që ta rikthejmë aty ku e ka vendin”, ka thënë ajo.

“Sunny Hill” në Kosovë u anulua për shkak se autoritetet e Kosovës kanë dështuar që t’i sigurojnë licencat për mbajtjen e festivalit.

Kështu, organizatori Dukagjin Lipa ka konfirmuar se festivali do të mbahet në Tiranë, duke ua nisur edhe një letër krerëve të shtetit, të cilët i ka konsideruar fajtorë për këtë dështim.

Pas zhvendosjes në Tiranë, “Sunny Hill Festival” do të mbahet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Po ashtu, të gjithë personat që kanë blerë bileta, do t’i kenë ato të vlefshme. Kurse, ata që nuk mund të udhëtojnë për në Tiranë, do të mund t’i rimburësojnë ato./Demokracia.com/

Të ngjashme