Lajme
Presidenca 5-vjeçare e Metës
Demokracia
23:46 | 11 Korrik 2022

Share:

Në 24 korrik Ilir Meta do e lërë zyrën presidenciale dhe do i rikthehet jetës politike.

Në 5 vite të mandatit të tij, Meta pjesën dërrmuese e pati në përballje dhe beteje me maxhorancën socialiste.

Betejat e tij ishin juridike dhe politike.

Meta është presidenti që i ka kthyer parlamentit më shumë ligje, 71 të tilla. Nga vetëm 1 është marrë parasysh nga Kuvendi.

66 dekrete janë rrëzuar, 3 ligje janë pranuar pjesërisht, ndërsa 1 ligj ende nuk është shqyrtuar.

Përveç kësaj, Meta do të mbahet mend edhe për aktet e tij që asnjë president shqiptar nuk i kishte bërë më parë. Meta nuk dekretoi një ministër, zhdekretoi datën e zgjedhje dhe thirri një protestë kundër qeverisë.

Ilir Meta gjithashtu është i vetmi president që u shkarkua nga Parlamenti dhe që lirimin nga detyra ushtarake të pasardhësit te tij e bëri me një dekret të firmosur jashtë Shqipërisë.

Vendin e tij do e zërë Bajram Begaj, ndërsa vetëm një ditë më vonë, më 25 korrik, LSI ka thirrur konventën Kombëtare ku pritet rikthimi i politikanit Ilir Meta./euronewalbania/

Të ngjashme