Sport
Premtimi i madh i Florian Markut para përballjes së nesërme: Meçin do ta fitoj me ‘Knock Out’
Demokracia
12:19 | 24 Shtator 2021

Share:

Boksieri shqiptar, Florian Marku do të përballet të shtunën, më 25 shtator me boksierin nga Ukraina, Maxim Prodan.

Marku dhe Prodan do të jenë përballë njëri-tjetrit në “Tottenham Stadium”.

“Mbreti shqiptar” meçin do ta zhvillojë para atij kryesor të mbrëmjes ku do të përballen Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk.

Ai në një intervistë në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova tha se kjo është një ëndërr për të.

“Të them të vërtetën është një ëndërr për mua. Ta mendojë se ku kam qenë para gjashtë vitesh. Unë jam një shqiptar emigrant që kemi kërkuar një jetë më të mirë jashtë dhe të ndeshem një nga arenat më të mëdha. Shyqyr zotit që erdhi momenti. Jam shumë i përgatitur dhe mezi po pres”.

Florian Marku tha se ndeshjen do ta fitojë me “Knock Out”.

“Nuk ka shancë që në një stadium të tillë që ndeshja të përfundojë me pikë. Kam për të dhënë shpirtin, kam për të dhënë maksimumin. Jam shumë i përgatitur. Kam besim se do ta fitojë meçin me ‘Knock Out”.

Marku tha se është një nivel tjetër në krahasim me boksierët e tjerë:

“Besoj arma ime më e fortë është shpejtësia, forca, inteligjenca në ring. Besoj se i kam të gjitha. Unë ndryshoj. Boksoj në të dy krahët”. /Demokracia.com

Të ngjashme