Lajme
Premtimi i dështuar i Kurtit për “dijen” si vlerë dhe të “diturin” si autoritet
Demokracia
08:58 | 06 Dhjetor 2023

Share:

Gjendja në arsimin e Kosovës mbetet shumë e rëndë. Këtë e dëshmoi edhe rezultati i testit PISA, ku vendi ynë doli të jetë gati në fund.

Kreministri Albin Kurti jepte fjalë të mëdha se do ta përmirësonte gjendjen në arsim kur të merrte pushtetin, shkruan Demokracia.com.

“Duhet ta rikthejmë dijen si vlerë dhe të diturin si autoritet. Nëse duam të kemi shtet dhe përparim”, thoshte Kurti në vitin 2020.

Për gjendjen e mjeruar në arsim, ai kritikonte prindërit dhe nënësit.

“Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm. Bibliotekat publike nëpër komuna dhe ato private nëpër familje janë të varfëra. Mungon kultura dhe shprehia e leximit. Nxënësit i kalojnë mesatarisht afër shtatë orë në ditë para ekraneve të ndryshme, prej të cilave vetëm dy orë për mësim (lexim e kërkime). Shumica e nxënësve nuk arrijnë t’i kujtojnë tre librat e fundit që kanë lexuar. 2/3 e tyre e praktikojnë kopjimin e detyrave dhe referateve nga interneti. Sa më të rritur nxënësit, aq më pak lexojnë e aq më shumë kopjojnë.”, thoshte Kurti.

Sipas tij, këto janë disa prej të gjeturave nga studimet që trajtojnë lexueshmërinë dhe mësimin në Kosovë, të cilat nuk bëri asgjë që t’i përmirësonte.

“Nuk jemi të vetëdijshëm sa shumë probleme sot janë pasojë direkte e arsimimit të dobët. Nga keqqeverisja lart deri te mjerimi poshtë. Duhet ta rikthejmë dijen si vlerë dhe të diturin si autoritet. Nëse duam të kemi shtet dhe përparim”, thoshte ai.

Në qeverisjen e Albin Kurtit, rezultati i nxënësve tanë në testin PISA doli edhe më i dobët se në qeverisjet e kaluara. /Demokracia.com/

Të ngjashme