Lajme
Premtimi elektoral i Marine Le Pen: Gjobë për gratë që mbajnë burka dhe vello
Demokracia
23:30 | 07 Prill 2022

Share:

Marine Le Pen, kandidate në zgjedhjet presidenciale të Francës, që zhvillohen më 10 prill, ka propozuar së fundi vendosjen e gjobës për gratë që mbajnë burka dhe vello. Sipas Le Pen, kjo lloj gjobe mund të aplikohet si në rastin e atyre personave që drejtojnë makinën pa vendosur rripin e sigurimit.

“Është plotësisht e mundur të aplikohet dhe është një masë që e kërkojnë francezët. Janë, besoj më shumë se 85%, ata që nuk duan që të mbahet burka apo vello në publik, sepse kanë kuptuar se gjatë 20 viteve të fundit kjo vello e zezë është përdorur nga islamistët si uniformë dhe si një shenjë për të treguar avancimin e isalmizimit”, – ka thënë Le Pen për “Rtl”.

E kundërta do të ndodhë, sipas Le Pen, me ‘kippah’ ebraike, që nuk do të ndalohet më. Në 2011-ën, Franca ishte vendi i parë europian që miratoi ligjin për ndalimin e përdorimit të burkës, ose më saktë u ndalua mbulimi i fytyrës në publik, pa përmendur në mënyrë eksplicite vdeshjen islame.

Gratë që do të mbajnë burka duhet të paguajnë një gjobë, ose do të detyrohen të bëjnë një stazh “edukimi civil”. Po ashtu, në ligj shkruhej se kush detyron një grua të mbulohet plotësisht rrezikon të shkojë në burg dhe të gjobitet.

Tani kandidatja e së djathtës ekstreme, në progresion të fortë sipas sondazheve në prag të turit të parë të zgjedhjeve presidenciale, kërkon të shkojë edhe më tej, duke ndluar edhe vellon e thjeshtë.

Të ngjashme
Lajme • 24 Qershor 2024