Manchester City nuk ka të ndalur në Premierligë dhe duket se qysh tash e ka siguruar titullin e kampionit. Me 17 fitore radhazi, “qytetaret” janë shkëputur në krye të renditjes dhe për momentin nuk po shohin rivalë, shkruan Demokracia.com.
Skuadra e Pep Guardiolës, sot udhëton drejt Londrës për t’u përballur me Arsenalin, ndoshta i vetmi kundërshtar që në letër mund t’u hapë punë.
“Topçinjtë” do të provojë ta bëjnë atë që nuk e kanë bërë 17 skuadra tjera para tyre. Se a do të arrijnë mbetet të shihet, por gjithsesi, për ta bërë këtë iu duhet një ndeshje përfekte.
Interesant është fakti se në 7 përballjet e fundit në kampionat të gjitha janë fituar nga Manchester City.
Sfida mes Arsenalit dhe Tottenhamit do të startojë në orën 17:30.
Sot zhvillohen edhe disa ndeshje tjera, orarin e të cilave mund ta shihni më poshtë. /Demokracia.com