Sport
Premier Liga në krizë, shtyhen katër ndeshjet e ditës së sotme
Demokracia
11:32 | 18 Dhjetor 2021

Share:

Katër ndeshje të xhiros së 18-të në Premier League, të parapara për t’u zhvilluar sot janë shtyrë shkaku i shqetësimeve që koronavirusi u ka sjellë skuadrave, shkruan Demokracia.com

Manchester United – Brighton, Southampton – Brentford, Watford – Crystal Palace, West Ham – Norwich janë duelet që nuk do të zhvillohen në fundjavë, madje edhe takimi i paraparë për nesër Everton – Leicester është shtyrë.

Megjithatë, shikuesit do të kenë mundësinë t’i shohin skuadrat e tjera, se vëmendja do të jetë te derbi Tottenham – Liverpool. /Demokracia.com

 

Të ngjashme