Sport
Premier Liga angleze sot ka shënuar këtë statistikë shumë interesante
Demokracia
19:46 | 30 Janar 2021

Share:

Njëri nga kampionatet më tërheqëse të futbollit në botë, Premier Liga angleze sot ka shënuar një statistikë shumë interesante derisa po zhvillohet edicioni i saj garues 2020/21.

Derisa sot po rrjedh xhiroja e 20-të e saj dhe po zhvillohen gjashtë ndeshje, dy prej tyre kanë përfunduar tashmë më rezultat minimal 1-0, përcjell KosovaPress.

Crystal Palace e ka mposhtur Watfordin dhe Manchester City ka triumfuar po me këtë rezultat kundër Sheffield United.

Tani, pas këtyre dy fitoreve ka shkuar në 2000 numri i ndeshjeve që janë mbyllur me këtë rezultat në të gjithë historinë e kampionatit anglez.

Nëse shohim historinë e disa prej klubeve më të mëdha në Premier Ligë, statistikat tregojnë se Chelsea ka shënuar 131 fitore me rezultat 1-0, pastaj Manchester United 130, Arsenali 114, Evertoni 105 dhe Tottenhami 102 fitore me po këtë rezultat.

Të ngjashme