Lajme
Prekëse: Si po braktisen foshnjat e sapolindura në maternitetin e Mariupolit
Demokracia
14:41 | 16 Mars 2022

Share:

Ndërkohë që forcat ruse po sulmojnë edhe Kievin, foshnja të sapolindura po braktisen në qytetin e Mariupolit.

Bubullima e shpërthimeve herë pas here trondit bodrumin që është bërë shtëpia e përkohshme e 21 foshnjave të prindërve të huaj, që janë lindur nga nëna ukrainase. Shumë çifte të huaj shkonin në Ukrainë para luftës për t’u lidhur me nëna surrogate, në mënyrë që të bëheshin prindër, për shkak të procedurave lehtësuese.

Qendra BioTexCom për riprodhimin njerëzor në Kiev u zhvendos në një bunker në ditën e parë të pushtimit rus gati tre javë më parë, për të mbrojtur foshnjat nga çdo zjarr që vjen. Por e vendosur pak më shumë se nëntë milje nga Irpin, një periferi që ka qenë objektiv i një sulmi rus, ky vend nuk është i sigurt, duke e bërë të vështirë për prindërit nga Kanadaja, Italia apo edhe Kina të marrin foshnjat e tyre.

Të hënën në mëngjes, një nënë surrogate 30-vjeçare mbërriti në klinikën e improvizuar me djalin që lindi një javë më parë. Ajo nuk ishte në gjendje t’i mbante lotët ndërsa ia dorëzoi stafit fëmijën. Nëna e quajtur Viktoria tha se është shumë e vështirë ta mbante foshnjën në një vend ku ka granatime gjithë kohës. Ajo kishte ecur me shpejtësi 100 milje në orë për të shmangur goditjet nga raketat dhe në momentin që u fut në ndërtesë, akoma dëgjonte alarmin e sulmit në qytet.

Shumë nëna janë detyruar ti lenë fëmijët e tyre në maternitet pasi s’kanë mundur dot të kujdesen për to në një kohë kur dihet se nga momenti në moment mund të sulmohen nga ushtria ruse. Sipas CNN,gjashtë dado po punojnë në maternitet që të ushqejnë dhe të kujdesen për 21 foshnja të braktisura.

Një dado 37-vjeçarja Antonina Yefimovich ka treguar sa e vështirë është të kujdesesh për foshnjat pasi sulmet ruse po afrohen çdo ditë edhe më shumë dhe foshnjat tremben nga zhurmat.

Por dadot kanë refuzuar që të largohen sepse nuk duan të braktisin fëmijët.

“Unë do të shkoja, sepse edhe unë kam familjen time.Por ne nuk kemi kujt t’ia lemë këto foshnja. Këto foshnja nuk mund të braktisen. Ata janë të pambrojtura. Ata gjithashtu kanë nevojë për kujdes. Dhe ne me të vërtetë shpresojmë që prindërit të vijnë dhe t’i marrin së shpejti,”– tha dadoja.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024