Sport
Prekazi: Objektivi i Gjilanit është dalja në garat evropiane, besoj që në fund do t’ia dalim
Demokracia
15:17 | 11 Janar 2023

Share:

Sport Club “Gjilani” sot ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit në muajt e fundit janë përballur me probleme të shumta financiare dhe ishte rrezikuar edhe pjesëmarrja në vazhdim të kampionatit.

Për fillimin e përgatitjeve ka folur Arbër Prekazi i cili ka treguar edhe synimin e klubit.

Përgatitjet nuk kanë filluar me vonesë, por ne kemi punuar të gjithë individualisht. Objektivi i klubit është i qartë, synimi është dalja në garat evropiane. Kemi një ekip mjaftë të mirë me shumë lojtarë cilësorë. Besoj që në fund do t’ia dalim”, tha qendërmbrojtësi i Gjilanit për mediat prezente në seancën stërvitore.

SC Gjilan në sezonin vjeshtor është pozicionuar në vendin e katërt me 27 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Prishtina e cila zë vendin e tretë./Enigma

Të ngjashme