Sport
Prekazi komenton tensionet në Superligë: Ku ka futboll ka edhe presion
Demokracia
15:00 | 08 Mars 2021

Share:

Edicioni i sivjetmë në futbollin kosovar duket të jetë tejet i zjarrtë.

Lufta si për titull ashtu edhe për ekzistencë mbetet shumë e paqartë dhe duket se e tillë do te jetë deri në ditën e fundit të kampionatit, shkruan Demokracia.com.

Kjo edhe ka bërë që tensionet së fundmi të rriten maksimalisht sidomos në adresë të gjyqtarëve të cilët janë më të kritikuarit. Drita, Ballkani e Prishtina janë skuadrat në luftë për titull ku diferenca e pikëve është vetëm në tre sosh, derisa edhe lufta për ekzistencë është shumë e madhe.

Drenica, Arbëria, Llapi e Trepça ’89 do të luftojnë për ta ruajtur statusin në elitën e futbollit, Besa veçse është skuadër pothuaj pa gjasa dhe tashmë llogaritet e rënë nga liga. Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës U21, Rafet Prekazi në një bisedë për Demokracia.com, ka folur për ecurinë e kampionatit por nuk ka dashur të komentoj edhe referimin.

Është një rivalitet shumë i madh si në pjesën e lartë të tabelës ashtu edhe në pjesën e poshtme ku luftohet për ekzistencë. Vërtet është duke u bërë një luftë e madhe”, ka thënë Prekazi për Demokracia.com.

Sa i përket referimit, Prekazi ka qenë shumë i shkurtër. “Nuk dua të flas për këtë temë ka kush merret me referim, unë ju them se ku ka futboll ka edhe presion”, ka përfunduar Rafet Prekazi. /Demokracia.com

Të ngjashme