Lajme
Prej kohësh në sirtarët e kuvendit, nismat e vjetra dhe të reja ekonomike që pritet të miratohen këtë vit
Demokracia
15:40 | 08 Janar 2024

Share:

Nga lojërat e fatit, tek investimet strategjike, koncesionet, tenderat publike, sigurimi ndaj markat tregtare apo taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Këto janë këto disa nga nismat ligjore në drejtim të ekonomisë, të mbartura nga 2023-shi e që pritet të miratohen këtë vit.

Me gjithë diskutimet e shtrira në disa javë, deputetet e mazhorancës nuk arritën të binin dakord brenda 365 ditëve të lëna pas nëse duhet ndryshuar ligji aktual për “bastet sportive” apo duhet një i ri.

“Lojërat e fatit, mendoj se ka pasur diskutime të shëndetshme në komision për këtë sektor, në frymën e përmirësimit të ligjit”, tha më 5 janar ministri Mete.

Investimet e huaja, 1,1 miliardë euro deri në shtator, kryesojnë blerjet e apartamenteve

Nga sirtarët e Kuvendit pritet të dalë brenda muajit edhe propozimi që shtyn për të tretin vit me radhë “Investimet Ligjore”, ligj të cilit i përfundoi efekti më 31 dhjetor. Pas rrëzimit të propozimeve të deputetes demokrate, Jorida Tabaku, ligjvënësve pritet t’iu vihen përpara, në seancat e ardhme parlamentare, edhe nismat ligjore të propozuara nga qeveria për koncesionet dhe tenderët publikë.

“Investimet strategjike në dijeninë time ka një propozim deputeti në parlament për të bërë disa ndryshime që lidhen me nivelin e atyre që konsiderohen investime strategjike, edhe me disa aspekte operacionale të ligjit, por edhe me shtyrjen e afatit”, tha ministri.

Jo me kaq urgjencë, për votim pritet të kalojnë edhe nismat e tjera ligjore të cilat kanë kaluar fazën e konsultimit publik si markat tregtare apo taksa mbi pasuritë e patundshme.

Veç nismave të mbartura nga vit i shkuar, deputetëve pritet t’iu parashtrohen për diskutime më pas votim edhe disa projektligje të tjera. Brenda këtij muaji pritet të shqyrtohen propozimet për ndryshime në ligjin e turizmit, drafti i ri i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet apo shitblerja e pronave me një ulje 1 për qind për çdo një vit vjetërsi të apartamenteve.

“Për një ndërtesë me moshë më të vjetër, për çdo vit vjetërsie do të zbritet çmimi i referencës me 1% në mënyrë që ato që janë godina më të vjetra të mund të reflektojë çmimi i referencës sa më afër realitetit dhe të ketë skontim apo amortizim kur të shitet pasuria”, thoshte ministri.

Në bashkëpunim me Bankën Botërore, duke u bazuar edhe te rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë pritet të depozitojë së afërmi në Parlament edhe një bazë të re ligjore për skemën e pensioneve.

Të ngjashme