Lajme
Predha dhe tym në lindje, zbulohet hapi i papritur i Putinit mbi Ukrainën
Demokracia
13:50 | 21 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Vladimir Putin do të mbajë një takim të madh të Këshillit të Sigurimit të Rusisë në orët në vijim, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një telefonatë me gazetarët të hënën.

I pyetur nëse ky ishte një takim urgjent apo i rregullt, Peskov tha se nuk është i rregullt, duke refuzuar të shtjellojë më tej agjendën e takimit.

Peskov tha se situata në kufi mbetet “jashtëzakonisht e tensionuar” dhe refuzoi të komentojë mundësinë që Rusia të ofrojë ndihmë ushtarake për Donbasin nëse kërkohet.

Liderët e SHBA-ve dhe Europës kanë paralajmëruar një pushtim të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili është “i pritshëm” sipas Biden dhe krerëve të qeverisë britanike, shkruan abcnews.al.

Më herët të hënën, ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tha se vendi nuk po sheh ndonjë tërheqje të forcave ruse nga pozicionet afër kufirit ukrainas.

Gjithçka ndodh teksa Presidenti Macron po negocion një samit mes Biden dhe Putinit me qëllim shmangien e luftës, por rusët janë shprehur indiferentë ndaj diçkaje të tillë.

Forcat rebele pro ruse po bombardojnë prej disa ditësh pozicionet e ushtrisë ukrainase në lindje, ndërsa rusë akuzuan këtë të fundit se kishte shkatërruar një poste kufitare në Rostov.

Të ngjashme