Llapi dhe Ballkani po e zhvillojnë një ndeshje mjaft interesante, në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së futbollit.
Skuadrat po luajnë baras, 2:2.
Llapjanët e barazuan rezultatin me anë të Maliqit.
Paraprakisht, për vendësit në stadiumin “Zahir Pajaziti” shënoi Festim Alidema në fillim të lojës nga penalltia.
Kurse, therandasit përmbysën gjithçka në fillim të pjesës së dytë falë golave të Albion Rrahmanit nga penalltia dhe të Meriton Korenicës.
Mbetet të shihet nëse do të kemi ende gola deri në fund të takimit.