Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pas humbjes në mars nga Barcelona (0:4) në ndeshjen e javs së 29-të të La Liga, i premtoi presidentit të Klubit Mbretëror, Florentino Perez, fitimin e Ligës së Kampionëve, raporton Marca, transmeton Demokracia.com.
Sipas mediumit spanjoll, pak kohë pas humbjes dërrmuese, italiani u takua me Perezin në bazën e klubit, duke i premtuar atij fitimin e Champions League dhe kampionatin spanjoll.
Për Ancelottin, ky trofe e Ligës së Kampionëve ishte e katërta në karrierën e tij si trajner.
Përveç Real Madridit, trajneri fitoi dy herë Ligën e Kampionëve edhe me Milanin./Demokracia.com/