Vllaznia e Shkodrës pasi mori kapitenin e Prishtinës, Lorik Boshnjaku, me të cilin firmosi për dy vite, tentoi edhe goditjen tjetër të madhe me Endrit Krasniqin por që ky i fundit duket se vendosi të mbetet bardhekaltër.
“Panorama Sport” mëson se trajneri Mirel Josa u ka kërkuar drejtuesve të bindin fantazistin Endrit Krasniqi, transmeton Demokracia.com.
Krahas Vllaznisë, për mesfushorin ofensivë kanë shfaqur interes konkret më parë edhe Tirana e Partizani, por gjithashtu Llapi i Podujevës.
Josa e njeh mirë Krasniqin, pasi e ka pasur në ekip kur ka drejtuar Prishtinën dhe kjo ishte arsyeja që ai e donte atë në Shkodër. /Demokracia.com